Bota

Biden: Putin do ta paguajë rëndë, ai është vrasës!

Në një raport të publikuar nga zyrtarët e inteligjencës amerikane thuhet se Presidenti rus Vladimir Putin ka autorizuar përpjekjet për të ndikuar në zgjedhjet e vitit të kaluar në SHBA në favor të ish-Presidentit Donald Trump. Presidenti  amerikan Joe Biden reagoi duke theksuar se Presidenti rus Vladimir Putin do të paguajë rëndë ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane.

Ai do të paguajë një çmim të rëndë për këtë. Do të shihni së shpejti! Unë e njoh atë relativisht mirë. Gjëja më e rëndësishme në raport me udhëheqës të huaj në përvojën time … është vetëm njohja e personit tjetër

Biden në fjalën e tij u shpreh se nuk mendon se lideri rus ka shpirt. I pyetur nëse mendonte se Putin ishte vrasës, Biden u përgjigje prerazi “Po!”

I pyetur nëse mendonte se Putin ishte vrasës, Biden u përgjigje prerazi “Po!”

Me tej në raport theksohet se Moska përhapi “akuza të pabazuara” në lidhje me fituesin e zgjedhjeve dhe presidentin aktual, Joe Biden. Strategjia e Moskës është përqendruar në përdorimin e “përfaqësuesve të lidhur me inteligjencën ruse, për të çuar përpara narracionet e saj”.

Sidoqoftë, Rusia nuk ishte aq agresive sa në zgjedhjet e kaluara në përpjekjen për të goditur infrastrukturën zgjedhore. Raporti thotë se operacionet kibernetike të vitit të kaluar ndoshta nuk ishin të përqendruara në zgjedhje dhe përkundrazi ishin pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të marrë nën kontroll institucione të ndryshme në SHBA.