Aktualitet

Ndërron jetë një prej anëtarëve të grupit të njohur “Bon Jovi”!

Një prej anëtarëve themelues dhe basisti origjinal i grupit “Bon Jovi”, Alec John Such, ka ndërruar jetë, sipas një postimi të bërë nga vetë grupi pasditen e djeshme. Alec John Such ishte 70 vjeç. Në mesazhin e bërë publik thuhej se:

Ne jemi të lënduar kur dëgjojmë lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tonë të dashur Alec John Such. Ai ishte origjinal. Si një anëtar themelues i “Bon Jovi”, Alec ishte pjesë përbërëse e formimit të grupit. Për të qenë i sinqertë, ne gjetëm rrugën drejt njëri-tjetrit përmes tij. Ai ishte një shok fëmijërie me Tico dhe solli Richie të na shihte të performonim. Alec ishte gjithmonë i egër dhe plot jetë. Sot ato kujtime të veçanta sjellin një buzëqeshje në fytyrën time dhe një lot në sy. Do të na mungojë shumë”, thuhet në mesazh.

Grupi “Bon Jovi” u formua në New Jersey në vitin 1983 dhe ka pasur goxha hite dhe këngë këngë të suksesshme duke përfshirë “Livin’ On a Prayer” dhe “Wanted Dead or Alive”. Grupi u ribashkua kur Bon Jovi u fut në “Rock & Roll Hall of Fame” në vitin 2018. Në ceremoninë e hyrjes, Such foli me dashuri për kohën e tij me shokët e tij të grupit, duke thënë:

Unë i dua deri në vdekje. Kur Jon Bon Jovi më thirri dhe më kërkoi të isha në grupin e tij shumë vite më parë, shpejt e kuptova se sa serioz ishte dhe ai kishte një vizion që donte të na sillte. Dhe unë jam shumë i lumtur që kam qenë pjesë e atij vizioni.