Celebrities Gossip Showbiz

Ndjekësit kanë një pyetje lidhur me pushimet familjare të Adelina Tahirit dhe kjo e fundit nuk e kursen një përgjigje!

Adelina Tahiri ka treguar gjithmonë se është një personazh që nuk ka komplekse dhe këtë gjë e ka provuar dhe së fundmi. Këngëtarja bukuroshe shpesh flet me anë të ‘Ask-eve’ me ndjekësit dhe kthen përgjigje për kuriozitete që ata mund të kenë.

Ashtu si ka ndodhur dhe pak më parë ku teksa ka treguar detaje të ndryshme nga pushimet e saj së fundmi, një prej ndjekësve e ka pyetur nëse kur udhëton me partnerin e saj, a është edhe i biri me ta. Ndoshta nga postimet nuk duket shpesh, pasi kështu ka zgjedhur mami Adelina, por Joni i vogël është në të shumtën e kohës me ta.

Shumicën e kohës është me ne Joni

Rikujtojmë se Adelina, gjithashtu është pyetur lidhur me planet për zgjerimin e familjes, teksa ajo është shprehur se po e planifikon.

Një pyetje që bukuroshja e merr shpesh janë edhe në formë kritike për moshën e bashkëshortit të saj, të cilave ngurron asnjëherë t’ju kthejë përgjigje duke treguar dashurinë dhe mbështetjen e madhe që ka për partnerin e saj. Këngëtarja e publikon shpesh në rrjete sociale duke treguar që janë më të lumtur se kurrë dhe se mosha nuk përbën problem.