Celebrities Gossip Showbiz

Ndryshe nga meshkujt e tjerë shqiptarë, cilat ishin vështirësitë e Krist Aliaj në “BBV2”?

Big Brother VIP Live nga shtëpia në Top Albania Radio rikthehet këtë të diel, emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme, ku Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Sot është hera e fundit që do të zhvillohet “BBV Live nga shtëpia në TAR për këtë edicion, duke qenë se javën tjetër është finalja e madhe. Këtë herë Blendi Salaj dhe Enxhi Nasufi do të intervistojnë Krist Aliaj, i cili ka treguar rreth vështirësive që ka kaluar për shkak se ka jetuar për shumë kohë jashtë Shqipërisë dhe përshtatja me banorët e tjerë, mentaliteti, gjuha etj nuk ishte e lehtë.

Banorë emigrant kanë qenë dy, unë dhe jori. Ne e kishim lojën më komplekse, lojën, izolimin, mentalitetin, batutat e ndryshme, gjuha pastaj vetëm ‘google translate’ dhe mendimet më vijnë ose në anglisht dhe u dukej banorëve si shenjë tangërlliku, nuk e kuptonin…