Celebrities Gossip Showbiz

Ndryshon emrin, ja si do të quhet Fero tani!

Lidhja e reperit të njohur Fero me modelen e njohur, Arbenita Ismajlin, të cilët kanë dhe një vajzë të vogël, prej vitesh është në qendër të mediave. E së fundmi, Fero është akuzuar për dhunë në familje, sulm fizik dhe kanosje ndaj gruas së tij. Para disa ditësh Fero është liruar nga paraburgimi e këtë e ka bërë të ditur vetë ai me anë të disa postimeve në Instagram.

Pas daljes nga paraburgimi reperi ka shokuar ndjekësit e tij me deklaratën e fundit në Instagram, ku është shprehur se ka vendosur të heqë dorë përfundimisht nga muzika për shkak se feja islame. Ai ka publikuar foto nga xhamia, teksa është shfaqur edhe duke dëgjuar muzikë fetare. Pas shumë kohësh, reperi e ka vendosur të mbajë edhe mjekërr.

Ditën e sotme Fero ka habitur ndjekësit me postimin e tij në Instastory, ku ka treguar se ka ndryshuar emrin dhe tashmë ka një emër të ri që duket se ka lidhje me fenë islame. Sipas tij emri i tij i ri është Khattab.

Khattab është emri im i ri

Ama ditën e sotme reperi ka shokuar ndjekësit e tij me deklaratën e fundit në Instagram, ku është shprehur se ka vendosur të heqë dorë përfundimisht nga muzika për shkak se feja islame e ndalon dhe se kërkon falje për tekstet e shkruara dhe këngët e tij, ku dhe dëshiron që ato të fshihen dhe askush të mos i dëgjoj. Fero shprehet se tashmë do të jetë i përkushtuar tek feja islame dhe familja e tij.