Celebrities Live From Tirana

Në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, shkrimtarja Rita Petro ka një mesazh për të gjithë ne!

Sot e ftuar në emisionin “Live From Tirana” ka qenë e ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike, shkrimtarja dhe autorja më e dashur për të gjithë ne, Rita Petro. Duke qenë se sot është Dita Ndërkombëtare e Arsmit, publicistja ka dhënë mendimin e saj në lidhje me arsimin në vendin tonë, sa cilësor është ai dhe si ka ndikuar pandemia e COVID-19 në raportin mësues-nxënës.

Çfarë e bën një arsim cilësor?

Është një pyetje e vështirë për t’ju përgjigjur shumë shkurt por i pari që e bën arsimin është mësuesi. Arsimtarët. Një mësues që ka autoritet jep jo vetëm dijen në lëndën e caktuar por edhe dijen për jetën. Merr dijen e duhur por edhe mëson që të bëhesh më praktik në jetë. Nuk është thënë gabim. Përmendim librin “Zemra” ku edhe sot sentimentalizmi është ai që përcillet. Ka dhe nga ata që mendojnë se autoriteti bëhet dhe fitohet me shkop. Ka nxënës që kanë një raport shumë të bukur me mësuesin. 

Rita gjithashtu ka treguar se kurrë nuk do të mundet që ta harrojë mësuesen e saj të klasës së parë, të cilën edhe pse e kishte në pallat përsëri e kishte frikë sepse edhe koha ka qenë më ndryshe dhe nuk ekzitone ai raporti që të mbante me hatër.

Bazuar edhe tek kërkesat dhe mbledhjet e organizuara me Ministrinë e Arsimit, çfarë garantohet në tekstet shkollore?

Botimet kanë lidhje me synimin didaktik. Ministria e Arsimit ka problemet e veta me programet. Nuk ka sot që libri është tabu edhe s’ka tjetër. Por janë projektet, kërkimet e ndryshme dhe bibliotekat ato që duhet t’i zhvillojnë më tej njohuritë. Libri duhet të jetë një pikënisje nga ku varet edhe roli i mësuesit. Nuk jam kundër teknologjisë, përkundrazi. Duhet edhe furnizimi i bibliotekave me libra. Puna e digjitalizimit, ka projekte të ndryshme që të mos ngelemi vetëm tek tabela dhe tek shkumësi, ka video që nxënësit të mund të marrin shumë njohuri. 

Pas zhvillimit të mësimit ‘online’, ku ka arritur niveli mësimor?

Ka qenë një problematikë, por duhet të mendojmë edhe nëse nuk do të ishte aplikuar kjo metodë. Edhe mësuesit kanë qenë shumë të ftohtë ndaj teknologjisë. Mund të themi që COVID-19 siç ka të këqijat por ka edhe të mirën e vet tek kjo pjesë. Komunikimi mes mësuesve dhe nxënësve është bërë më shoqëror dhe më familjar për shkak të teknologjisë, sepse mësuesit pyesin për video-t e ndryshme dhe për tabelat. Duhet mbështetje administrative edhe në zonat e thella. Shkolla të shoqërizon dhe të jep kulturën. Në shkollat private sikur i kanë futur në inkubator. Nuk jam kundër shkollave private ku mësimi zhvillohet edhe më me pak nxënës edhe pse standardet janë njësoj të barabarta. Duhet të ketë një standard edhe në vlerësim.