Bota Celebrities

Në ditët e tij më të këqija, kantautori i njohur italian rrezikon 4 vjet burg!

Këngëtari i njohur italian Gigi D’Alessio ndodhet në telashe, pasi prokuroria e Romës ka kërkuar 4 vjet burg për evazion fiskal. Mediat italiane raportojnë se këngëtari ka mashtruar organet tatimore. Historia ka të bëjë me një hetim të vitit 2018, i cili kishte të bënte me një hipotezë për evazion fiskal nga këngëtarin për rreth 1.7 milionë euro.

Sipas aktakuzës, artisti në vitin 2019 nuk kishte deklaruar fitime për disa milionë euro, duke mashtruar organet tatimore. Vendimi për këngëtarin pritet të jepet më 9 nëntor, ndërkohë që bashkë me të janë të përfshirë në të njëjtën aferë edhe katër persona të tjerë.

Ndërkaq, rikujtojmë se Gigi D’Alessio do të bëhet baba për herë të pestë. Ky lajm është konfirmuar nga vetë mediat italiane që publikuan disa foto të D’Alessio-s, i cili shfaqej i lumtur në bordin e një jahti përkrah partneres së tij, Denise Esposito, e cila është 26 vite më e re në moshë. Esposito shihej në foto me barkun e rrumbullakosur teksa Gigi e ledhaton. Fëmija pritet të vijë në jetë së shpejti.