Lajmet e fundit

Në këto vende e keni të ndaluar të vishni të brendshme me dantella!

Sipas CNN, të brendshmet me dantella u ndaluan për shkak të rregulloreve të reja në Rusi, Bjellorusi dhe Kazakistan. Rregullorja kërkon që veshja në kontakt me lëkurën të përmbajë të paktën 6% pambuk. Çdo të brendshme nën këtë prag nuk do të jetë e disponueshme në dyqane dhe si prodhimi ashtu edhe importi i tyre do të ndalet në këto vende. Kjo rregullore thuhet se është krijuar për të mbrojtur konsumatorët kundër veshjeve sintetike që nuk thithin lagështi të mjaftueshme dhe mund të çojnë përfundimisht në probleme të lëkurës.

Një mori grash kazake thuhet se u arrestuan nga policia në Almaty pasi protestuan kundër ndalimit. Shumë nga këto gra kërkuan të drejtën për të zgjedhur se çfarë lloj të brendshmesh mund të veshin. Ndërkaq, gjinekologët kanë rekomanduar që gratë të veshin të brendshme pambuku për disa kohë. Dr.Alyssa Dweck, një gjinekologe në Westchester County tha se:

Gratë me lëkurë të ndjeshme intime ose ato të prirura ndaj infeksioneve, duke përfshirë vaginozën e majave ose bakteriale, mund të përfitojnë nga veshja e disa materialeve që lejojnë lëkurën gjenitale të “marrë frymë”.

Gjinekologë të tjerë kanë shpjeguar se veshja e të brendshmeve prej pambuku nuk është gjithmonë më e mirë se ato sintetike. Nëse jeni duke u ushtruar, të brendshmet prej pambuku mund të ndjehen më të lagura. Pra, nëse jeni tipi i personit që djersitet shumë, mund të ndiheni më rehat në sintetikën e bërë për të hequr lagështinë. Nuk ka rëndësi se çfarë lloj materiali të brendshme keni veshur; asnjëherë nuk duhet të uleni vetëm me të brendshme të lagura.

Disa njerëz i lajnë pizhamet çdo ditë, por shumica e njerëzve mendojnë se nuk është e nevojshme t’i ndërrojmë ato çdo ditë, pasi me to vetëm flemë. Por, a keni menduar ndonjëherë se sa shpesh duhet t’i lani ato? Sipas doktoreshës Neha Pathak, pizhamet duhet t’i lani shumë më shpesh sesa mendoni. Ekspertja shprehet se pizhamet mbledhin të gjitha bakteret dhe substancat e dëmshme nga lëkura jonë, por edhe nga gjithçka që na rrethon teksa jemi duke fjetur. Pathak shpjegon:

Pizhamet mbledhin djersën, vajrat e trupit, qelizat e vdekura të lëkurës dhe potencialisht alergjenët dhe bakteret që mund të grumbullohen gjatë gjithë natës.