Aktualitet Bota

“Në luftë me flakët” edhe aktori i famshëm turk!

Turqia prej 13 ditësh vazhdon luftën e saj me flakët e pamëshirshme që ju kanë marrë jetën të paktën 8 personave dhe kanë shkrumbuar mijëra hektarë tokë dhe shtëpi.

Në ndihmë të forcave zjarrfikëse janë rreshtuar edhe dhjetëra figura publike, mes tyre edhe aktori i famshëm dhe shumë i dashur për publikun shqiptar Ibrahim Çelikkol

Aktori që ka luajtur në serialin turk: “Shtëpia ime, fati im”, iu bashkua trupave të zjarrfikësve në Marmaris, së bashku me këngëtarin Onur Yılmaz. Demet Akalın, një nga këngëtarët më me famë turke ka nisur po ashtu një fushatë për të dhuruar donacione për të ndihmuar në përballimin e kësaj situate vërtetë të rëndë të shkaktuar nga zjarret që nuk po ndalen në shtetin turk.