Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Në projektin e ri në lidhje me aktrimin Cher ka dëshirë të punojë me Tom Cruise!

Cher ka qenë gjithmonë një fanse e madhe e Tom Cruise për besnikërinë dhe personalitetin e tij të adhurueshëm. Një burim për ‘OK!’ ka bërë të ditur se ajo ka shprehur dëshirën e saj për të punuar me Tom në një projekt të ri filmik. Burimi shtoi se:

Cher e ka dashur gjithmonë aktrimin. Ajo e humbet plotësisht veten në pjesët që luan – kjo është pikërisht ajo që i nevojitet.

Lajmi erdhi pasi ajo u nda me ish-partnerin e saj Alexander A.E. Edwards. Burimi tregoi se:

Cher e telefonoi yllin e “Top Gun” me shpresën për të punuar së bashku. Tomi është besnik ndaj njerëzve që nuk e “shesin” atë. Dhe Cher është një nga mbështetësit e tij më të mëdhenj.

Më parë, duke folur në “Watch What Happens Live! Show”, Cher foli për romancën e tyre të shkurtër, për të cilën tha se:

Kam pasur vetëm të dashurit dhe të pëlqyerit më të mëdhenj ndonjëherë. Jo një listë e gjatë. Është thjesht një listë e mirë. Tom ishte në ‘top 5’. 

Këngëtarja vazhdoi:

Ai është një djalë i mrekullueshëm. Personi që njoha ishte një djalë i mrekullueshëm dhe i dashur.