Horoskopi Lifestyle Love & Sex

Nëse jeni në një lidhje me dikë të shenjës së Akrepit, ‘mjerë’ ju se çfarë do të hiqni në shtrat!

Disa shenja të zodiakut janë më pasionante dhe disa të tjera më pak. Në shtrat, vështirë e kanë të përshtaten shenjat e zjarrit, të tokës, të ajrit dhe të ujit. Shenjat e tokës, kurrë nuk marrin iniciativë, ndryshe nga ato të ujit që udhëhiqen nga emocionet. Por, a jeni kuriozë të dini se si i ka raportet në shtrat Akrepi? Akrepi është shenja më seksuale se të gjitha shenjat e tjera. Për shumë njerëz, kjo shenjë është dashnori ideal.

Akrepi, nganjëherë i përdor njerëzit vetëm për seks. Shenja e Akrepit në astrologji me kalimin e kohës është shndërruar në sinonim për seks cilësor. Akrepat kanë një personalitet magnetik, janë të papërmbajtshëm dhe nganjëherë humbin ndjenjën emocionale. Është shumë e vështirë që ta bëni për vete dhe të joshni një Akrep, sepse Akrepi është i lindur vetëm për të joshur prenë e vet.

Mashkulli Akrep ju josh me aurën e tij magnetike dhe intriguese dhe ju dhuron seksin më të mirë. Nëse partneri juaj është i kësaj shenje, tashmë e dini se seksi për të është thelbësor dhe intensiv si fizikisht ashtu edhe emocionalisht. Rikujtojmë, nga ana tjetër se gratë e shenjës së Demit mund të joshin këdo që duan, ndërsa meshkujt konsiderohen si më të aftët në shtrat. Këta njerëz njihen si persona të pasionuar.

Për gratë, flirtimi është pjesë e përditshmërisë. Edhe pse u pëlqen të bëjnë komplimente, nuk u pëlqen shumë t’i marrin, sepse janë mjaft të sigurta në vetvete. Vetëbesimi i tyre i ndihmon të fitojnë mbi të gjithë ndërsa, nga ana tjetër, është e pamundur t’i bësh për vete nëse nuk je interesant për ta.