Lifestyle

Nëse keni lindur në këto data, urime pasi keni shumë mundësi që të bëheni i suksesshëm!

Së fundmi studiuesit e MyHeritage hulumtuan se kur kishin lindur një mijë fitues të çmimeve prestigjioze, për të zbuluar ditëlindjet që ka shumë të ngjarë që të sjellin sukses. Çmimet e përmendura ishin “Grammy”, “Oscars”, kampionatet botërore, “Globi i Artë”, “Pulitzer”, “Nobel”, “Çmimet Booker”, “Palma e Artë” dhe Lojërat Olimpike.

Nga 365 ditë në vit, 30 Prilli doli në përfundmin të jetë dita që sjell më shumë persona të suksesshëm. Ndër një mijë fituesit ose kandidatët e përzgjedhur, 11 janë të lindur në këtë datë. Yjet e famshëm të lindur në këtë ditë janë reperi Travis Scott, Gal Gadot dhe Kirsten Dunst.

Data e dytë më e lidhur ngushtë me fitimin e çmimeve prestigjioze është 27 Prilli. Janë gjithsej tetë nga një mijë fitues dhe kandidatë që u përzgjodhën në listën e ngushtë janë këngëtarja dhe fituesja e çmimit “Grammy”, Lizzo si dhe aktorja dhe fituesja e “Golden Globe”, Sally Hawkins, të cilat kanë lindur në këtë ditë.

Prilli rezultoi të ishte ndër më të suksesshmit ku dhe 99 fitues të çmimeve më prestigjioze u lindën këtë muaj. Nëntori zuri vendin e dytë me 94 fitues. Midis tyre është fituesja e “Oscar” dhe “Golden Globe”, Anne Hathaway si dhe fituesi i yllit “Michelin”, Gordan Ramsay.

Marsi ishte muaji i tretë më i suksesshëm, me 92 fitues. Sipas këtij studimi, shkurti është muaji më pak i suksesshëm. Vetëm 58 fitues janë lindur në këtë muaj. Midis tyre është futbollisti dhe fituesi i “Kupës së Botës”, Cristiano Ronaldo si dhe fituesi i “Oscar”-it, Daniel Kaluuya.