Celebrities Gossip Showbiz

Nëse nuk do të ishte dj, nuk do ta besoni se çfarë profesioni do të kishte DAGZ!

Dj Dagz është një nga ish-banorët e “Big Brother” dhe një nga artistat më të përfolur të momentit jo vetëm për projektet e tij muzikore por edhe për historinë e dashurisë që u krijua brenda shtëpisë së “Big Brother” dhe që vazhdon më mirë se kurrë edhe jashtë me moderatoren e njohur, Einxhel Shkirën.

Në shumë intervista Dj Dagz është pyetur se çfarë profesioni do të kishte zgjedhur nëse nuk do të ishte dj. Me postimin e fundit në ‘Instastory’ artisti ka treguar për të gjithë këtë kuriozitet me një video duke luajtur futboll duke treguar kështu se do të ishte një futbollist.

Ajo pyetja në intervista se çfarë do isha bërë nëse jo dj.

Këngëtarja Rina Balaj së fundmi ka treguar se po xhiron videoklipin për këngën e saj të rradhës. Më vonë Rina ka postuar një video ku duket në shoqërinë e Dj Dagz, duke ngritur kështu dyshime se kënga e re do të jetë një bashkëpunim mes tyre.

Para pak javësh, Einxhel dhe DAGZ kanë postuar disa video ku na kanë zbuluar se ky i fundit ka prezantuar familjarët e tij me partneren e zemrës. Takimi mes tyre është bërë në një restorant dhe nuk kanë ngurruar të ndajnë me ne pamjet më të bukura që na tregojnë se gjërat mes dyshes po bëhen shumë serioze dhe shumë shpejt mund të dëgjojmë për një hap më shumë mes tyre.