Celebrities Gossip Showbiz

“Nëse nuk je duke humbur miq…” Mos ndoshta Yll Limani po na tregon diçka me postimin më të fundit?

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Shpesh postimet e tij e bëjnë këngëtarin të jetë shumë i dashur për publikun, ashtu si ka qenë dhe një nga më të fundit ku në Instastory ka shkruar diçka me të cilën besojmë jemi të gjithë dakord.

Nëse nuk je duke humbur miq, nuk po rritesh

Duket një këshillë që Ylli nuk po ia jep vetëm ndjekësve të tij, por edhe vetes pasi shpeshherë disa nga postimet e artistëve kanë të bëjnë me përjetimet e tyre personale. Epo, çfarëdo të jetë ka plotësisht të drejtë…

Artisti nuk ndalon kurrë me angazhimet e tij me koncerte apo duke sjellë surpriza për ndjekësit e tij e vetëm pak ditë më parë ka publikuar bashkëpunimin me reperin Noizy që është gjithashtu pjesë e albumit të këtij të fundit. ‘Yalla’ quhet dueti i dyshes një këngë që flet për dashurinë.

E nëse mendonit se pas këtij projekti muzikor, Ylli do të bëjë një pauzë e keni shumë gabim. Jo vetëm që këngëtari do të publikojë disa surpriza, por i ka gati të gjitha këngët verore që do të publikojë për sezonin që është shumë afër. Epo, teksa të tjerët nuk kanë nisur punën ende, ai duket se është një hap para.