Showbiz

Nga Festim në Lyrical Son, reperi zbulon se si arriti të zgjedhë këtë emër arti

Këngët dhe bashkëpunimet e janë ndër më të preferuarat e publikut që gjithmonë votohen për të qenë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve moderne shqiptare.

E kemi fjalën për reperin e dashur nga Kosova, Lyrical Son i cili së fundmi, gjatë një interviste për “Prive” ka zbuluar se si zgjodhi këtë emër arti në vend që të mbante emrin e tij, Festim.

“Ishte një profesor anglishteje i cili gjatë fillores ma sugjeroi. Ky emër më ka hapur mjaft probleme pasi të gjithë mendojnë se jam i mirë vetëm në krijimin e teksteve të një kënge” ,-tha ai me nota humori.