Celebrities Gossip Ndryshe Pardon My French Showbiz

Nga flirtimet me futbollistët deri te oferta për të qenë pjesë e ‘BBV’, Lei Kraja tregon gjithçka për TAR!

E ftuar ditën e sotme në ‘Pardon My French-in’ më ‘Ndryshe’ që keni parë ndonjëherë ku dy emisionet tuaja të preferuara lidhur me personazhet publike dhe ‘gossip’ u ‘shkrinë’ në një, ishte prezantuesja dhe gazetarja shumë e dashur për publikun Lei Kraja. Bukuroshja dha një intervistë shumë të veçantë për Jonidën, Salsanon dhe Adin ku në studion më të re të TAR në sheshin Skëndërbej tregoi shumëçka lidhur me jetën e saj private dhe atë profesionale.

Fillimisht, Lei na zbuloi nëse është në një lidhje ku edhe pse nuk na tregoi diçka konkrete, na e tha në një farë mënyre.

Mami im kur u martua me babin dhe më lindi mua shkruajti në Facebook ‘it’s complicated’ dhe unë po them si mami ‘it’s complicated’ që yhy.  

E teksa për sa i përket ngacmimeve nga futbollistët, gjë që e kemi parë shpesh të ndodhë mes këtyre të fundit dhe gazetareve sportive, bukuroshja na tregoi se flirtimet nuk janë më si dikur.

Futbollistët e Kombëtares kanë qenë dikur flirtues, po tani nuk ngacmojnë më se kanë frikën mos iu dalin ‘screenshot-a’ nga biseda dhe tregohen të kujdesshëm.

Një pyetje lidhur me ‘BBV’ nuk mund të mungonte, teksa Lei tregoi në fakt e ka marrë ftesën për të qenë pjesë por nuk e ka pranuar.

Ma kanë bërë ofertën, por unë nuk do e bëja dot. Ju e shikoni që u shqetësua pak, unë do isha shumë më keq, nuk e përballoj dot shtëpinë e ‘BBV’. 

Çfarë mendimi ka bukuroshja lidhur me tradhtinë?

Nuk e përballoj dot tradhtinë, e di që është i përhapur këtu në Shqipëri, po unë si Lei nuk e përballoj dot. 

E së fundmi, prezantuesja na zbuloi pak më shumë lidhur me planet e saj të së ardhmes në karrierë.

Unë funksionoj me projekte dhe tani kam një projekt me ‘show’, por nuk zbuloj më shumë se kam zbuluar këtu në Shqipëri pa u konkretizuar diçka më mirë mos e thuaj se të bëjnë magji.