Celebrities Gossip Showbiz

Nga të paktat! Arilena Ara shfaqet tërësisht pa grim dhe na la pa fjalë

Arilena Ara për një periudhë të gjatë nuk ishte shumë aktive me prodhime të reja muzikore, megjithatë para pak kohësh me anë të një postimi në Instagram, këngëtarja bukuroshe lajmëroi se do të rikthehet. Jo vetëm me një këngë, por këngëtarja e hitit “Nëntori” është duke sjellë për dëgjuesit e muzikës së saj një album.

Ky album për Arilenën është shumë i veçantë, pasi këngëtarja ka shprehur se përfaqëson një pjesë të saj. Deri më tani është lançuar kënga e saj solo “Aligator” dhe bashkëpunimi me Dafinën “Thirre policinë”. Duket se për këtë album vlen shprehja “fillimi i mbarë, gjysma e punës”, pasi të dy projektet e saj numërojnë miliona klikime.

Së fundmi, Arilena ka paralajmëruar dhe projektin e rradhës që duket se do të jetë një këngë dashurie. Këngatarja na ka zbuluar gjithashtu dhe titullin e këngës që është “Ke me mungu”, megjithatë ende nuk ka treguar një datë publikimi, duke na lënë kështu në pritje të detajeve të tjera.

Ditën e sotme, Arilena ka publikuar një Instastory ku teksa ka uruar ndjekësit e saj të kalojnë një të hënë të bukur, teksa shfaqet pa grim. Një veprim shumë i guximshëm nga sa jemi mësuar të shohim nga vajzat e tjera të showbiz-it.

Së fundmi, Dafina Zeqiri dhe Arilena ara vendosën të bashkojnë forcat e tyre për të sjellë një projekt muzikor. Përveçse u bashkuan për një këngë,  ato kanë bërë bashkë dhe femrat, pasi ky projekt flet për forcën e femrave dhe mbështetja që duhet të tregojnë për njëra-tjetrën. Një këngë shumë ritmike që jemi të sigurt se do të kthehet në një hit e do të këndohet nga shumë, me shpresën se shumë përsona do të ndërgjegjësohen nga mesazhi i saj.