Bota

Ngordh Zeus, qeni më i gjatë në botë!

Zeus, qeni më i gjatë në botë fatkeqësisht ka ngordhur nga komplikimet e shkaktuara pas një trajtimi që pati për kancerin e kockave. Ai ishte 3 vjeç dhe do të mbushte 4 në muajin nëntor. Zeus jetonte ne Bedford Teksas dhe ishte 1,046 metra i lartë. Ai e mori zyrtarisht titullin më 22 mars, pasi lartësia e tij u konfirmua nga veterineri që kreu matjet. 

Zeus ngordhi nga pneunomia pas një operimi në të cilin iu amputua këmba e tij e përparme e djathtë pas zbulimit të kancerit. Në dietën e Zeusit përfshiheshin  12 tasa me ushqim për kafshët, por edhe vezë të skuqura dhe mish. Por qenushit i pëlqenin shumë kubet e akullit. Sipas “American Kennel Club”, shoqatës që mban regjistrat e qenve të racës, ky lloj qeni gjigant vjen nga qentë e gjahut të epikës së Mesjetës.