Botë e Çuditshme

Heq çorapet nga këmbët e 21 vullnetarëve, qeni hyn në Librin e Rekordeve Guinness!

Shkathtësia e pazakontë e një qeni kanadez i dha atij një titull të rekordeve botërore Guinness kur ai hoqi 21 çorape nga këmbët e vullnetarëve në një minutë. Qenushi australian, i quajtur Daiquiri dhe pronarja e tij, Jennifer Fraser, udhëtuan në Itali për të provuar rekordin në xhirimet e serialit televiziv Lo Show Dei Record.

Daquiri arriti të heqë 20 çorape në përpjekjen e tij të parë, duke barazuar rekordin e vendosur nga një qen nga Kalifornia me emrin Lilu, por ai arriti të thyejë zyrtarisht rekordin me 21 çorape në provën e tij të dytë.