Celebrities Gossip Showbiz

“Një histori bollivudiane…”/ Banorët komentojnë dasmën e Heidit dhe Romeos!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Dasma e Heidit dhe Romeos ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Pas shumë debateve mes çiftit, dy banorët i thanë ‘po’ njëri-tjetrit. Gjatë ‘prime’ të sotëm, ata panë klipin e dasmës së tyre dhe të gjitha çastet romantike gjatë festës, teksa gjithashtu dëgjuan edhe opinionet e banorëve të tjerë lidhur me dasmën. Por si e kanë komentuar banorët e tjerë dasmën e Heidit dhe Romeos?!

Roza: Mendimin tim e dhashë në mënyrë të tërthortë. Për këndvështrimin tim Romeo dhe Heidi u ndanë. Romeo nuk kishte besim te Heidi dhe i mbajti qëndrim. Romeo m’u duk i mërzitur që Heidi nuk e mbronte. Ai mendoi të ndahej, por në këtë shtëpi nuk ndahesh dot. Me kalimin e kohës, Heidi e ka marrë mesazhin, e ka mbështetur Romeon. Kjo e ka ndryshuar mendimin e Romeos. Dashuri për njëri-tjetrin kanë pasur. Që Romeo është i sinqertë kjo duket, te Heidi kam dyshimet e mia. Duket qartë kimia që kanë pasur me njëri-tjetrin. 
 
Jetmiri: Unë i qëndroj totalisht analizës që bëri Arbri. Mendoj po ndërtojnë një histori bollivudiane. Është aq keq e realizuar.

Rike: Nuk kam dyshime që ky çift duhen. Por nuk e kuptoj se kur humbi besimi dhe kur u fitua për dy ditë…

Ndërkohë, Françeska, e cila ka bërë shkrimin në pasqyrë për çiftin Heidi-Romeo, u shpreh si më poshtë:

Françeska: Unë kam disa kohë që dëgjoj për telenovelën e tyre. I kam thënë dhe Heidit që është skemaxhie, i krijon këto situata dhe pastaj tërhiqet dhe bën rolin e viktimës.

Ori: I paskemi ndikuar një herë për dashurinë. Nuk më bën përshtypje që shumë mund të jenë skeptikë për atë që ndodh aty brenda. Le ta shohim se nëse këta të dy realisht po bëjnë lojë dhe nuk kanë ndjenja, ne sot po i shpallim si strategë sepse nuk kurorëzuam një dashurinë, por strategjinë e lojës.