Celebrities Gossip Showbiz

Një nuse si Sara! Xheraldina feston ditëlindjen dhe mori dhuratën më të bukur…

Një ndër çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar është Ledri Vula dhe Sara Hoxha. E cila nuk është shfaqur kurrë nëpër intervista apo ka folur rreth lidhjes së saj me këngëtarin.

Dyshja janë prindër të një vajze të cilën e kanë pagëzuar me emrin Poem Blu.

Shpesh dyshja publikojnë njëri- tjetrin në rrjete sociale, por jo vetëm ata janë të njohur, pasi mamaja e Ledrit, Xheraldina nuk është pak e njohur për publikun. Sara dhe Xheraldina madje dihet se kanë një marrëdhënie të shkëlqyer nuse- vjehrrë.

Ditën e sotme Xheraldina feston ditëlindjen e saj dhe si surprizë ka marrë një festë ditëlindje me njerëzit e zemrës të organizuar pikërisht nga nusja e saj, Sara. Këtë gjë, ajo nuk ngurroi ta shprehte duke e falenderuar në postimin e fundit në llogarinë e saj në Instagram, teksa ka treguar dhe foto nga festa.

Sara Hoxha u njoh fillimisht në publik si partnerja e reperit shumë të njohur dhe të pëlqyer Ledri Vula. Mirëpo, bukuroshja arriti të fitojë zemrat e ndjekësve menjëherë sapo u bë një figurë politike. Duke ja nisur me thjeshtësinë e saj dhe postimet ‘funny’ në rrjete sociale, Sara ka arritur të fitojë mbi 350 mijë ndjekës në Instagram.

Famën që ka marrë nga rrjetet sociale, përveçse me reklama, ajo ka vendosur ta shfrytëzojë edhe duke i hyrë botës së biznesit. Së fundmi, bukuroshja ka bashkëpunuar për një linjë kozmetike me një blogere mjaft të njohur në Shqipëri dhe bëhet fjalë pikërisht për Sara Karajn.