Showbiz

Një përkujtimore për 7 mujorin e ndarjes nga jeta të Avicii

Më 20 prill të këtij viti, Dj dhe producenti i njohur Avicii u gjend i pajetë në rezidencën e tij në Muscat, Oman teksa ishte me pushime.

Suedezi, emri i vërtetë i të cilit ishte Tim Bergling fatkeqësisht shënon 7 mujorin e ndarjes tragjike nga jeta dhe familja vendosi të organizojë një përkujtimore pjesë e të cilës ishin jo vetëm miq e familjarë por edhe një numër i madh fansash.

Babai i tij Klas Bergling përjkujtoi me anë të një fjalimi të ndjerë, ndarjen e parakohshme nga jeta të djalit të tij, në Kishën Eleonora Hedvig në Stokholm.

Teksa qindra njerëz kanë qenë të pranishëm, jashtë Kishës fansat e Avicii kanë qëndruar në radhë për orë të tëra për t’u bërë pjesë e përkujtimores së tij.

Pas fjalimit prekës të babait të Tim, kori prezent këndoi një nga hitet e tij më të famshme “Wake Me Up”.