Celebrities Showbiz

Një pilot, një aktor dhe tani një komentator sportiv mjaft i talentuar si Tom Cruise!

Tom Cruise është duke u përgatitur për një lloj lufte tjetër. Fituesi i trefishtë i “Golden Globe”, bëri bujë edhe tek “Cincinnati Bengals” dhe “Kansas City Chiefs” përpara Kampionatit AFC të së dielës, duke u shfaqur në një promovim të NFL që përmbante gjithashtu pamje nga “Top Gun: Maverick”, e cila është e vonuar prej kohësh, por që e ka premierën më 27 maj.

Cruise mbajti një fjalim frymëzues për futbollin dhe patriotizmin në klipin dy minutësh, të prerë së bashku me pamjet nga vazhdimi i ardhshëm përpara se të listonte arritjet e ekipeve kundërshtare nga sezoni i kaluar.

Sot, dy ekipe dalin në fushë, dy skuadra që kanë personifikuar dhe kanë indentifikuar se çfarë duhet për të arritur në majë. Dy skuadra që kanë tejkaluar kundërshtarët e tyre, kanë mposhtur ekspertët dhe janë të përgatitur për të provuar, njëherë e përgjithmonë, se kush është më i miri nga më të mirët. Historia e playoff-it, me pritshmëri aq të larta sa qielli dhe talentin për t’i sjellë ata në një “Super Bowl” të tretë radhazi. Duke qëndruar në rrugën e tyre, Cincinnati Bengals, një ekip që ka kaluar vitin e kaluar duke u dëshmuar se kritikët e tyre e kanë gabim, një ekip që vazhdon të tronditë botën. Ata janë të uritur, janë elastikë dhe janë të vendosur për të bërë këtë sezon, sezonin e tyre.

Kampionati AFC i së dielës fillon në orën 15:00, duke parë të dy ekipet teksa mbrojnë serinë e tyre dyvjeçare të fitoreve pasi mundën Buffalo Bills, në play-off të javës së kaluar.

Cruise mund të shihet duke ripërsëritur rolin e tij si kapiteni Pete “Maverick” Mitchell në “Top Gun: Maverick”, që do të jetë premierë më 27 maj në kinema, 36 vjet pasi ai luajti në atë origjinalin. Premiera e filmit fillimisht ishte caktuar për 24 qershor 2020, por që atëherë është shtyrë disa herë për shkak të pandemisë COVID-19.