Lancio Music

Një surprizë e madhe po vjen! Çfarë është duke përgatitur Ed Sheeran?

Këngëtari i famshëm, Ed Sheeran ka lënë të kuptohet se ai do të kthehet në muzikë. Artisti 29-vjeçar, i cili u bë baba për herë të parë në muajin gusht kur priti në jetë vajzën e tij Lyra Antarctic me partneren Cherry Seabor, njoftoi se do të tërhiqej nga muzika, në mënyrë që t’i jepte përparësi jetës së tij familjare.

Por, ai shkroi më herët këtë javë në disa komente në Twitter se do rikthehet në mediat sociale për të dhënë një super lajm. Autori i hitit “Shape of you” ka postuar mbrëmjen e djeshme në Instagram një tablo shumëngjyrëshe, duke shkruar se sot në orën 11:00 do sjellë një dhuratë për Krishtlindje.

Fansat me siguri mezi po presin të shohin se me çfarë do t’i surprizojë Sheeran. Ata po spekulojnë se mund të ketë lidhje me ndonjë këngë, por ne mbretemi në pritje.

Rikujtojmë, se turi i tij i fundit botëror ka bërë historinë pasi ka mbledhur fitimet më të lartë të të gjitha kohërave dhe ka tejkaluar rekordin e mëparshëm të vendosur nga U2.