Celebrities Gossip Showbiz

Një surprizë mjaft e veçantë, Dua Lipa rikthehet në shkollën ku ka studiuar në fëmijërinë e saj!

Duke qenë se sapo kemi kaluar festën e 7 Marsit ku urimet për mësuesit, pedagogët dhe jo vetëm nuk kanë munguar nga të gjithë sidomos nga personazhet e njohur nga bota e artit si shqiptare por edhe të huaj. Artistja e njohur Dua Lipa ka bërë diçka mjaft të veçantë.  Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare ka surprizuar nxënësit e klasës së gjashtë në shkollën ku ajo ka studiuar në fëmijërinë e saj.

Së bashku me gazetarin e BBC, ylli i muzikës ka shkuar në këtë shkollë dhe para nxënësve ka treguar përvoja të ndryshme që ajo ka pasur. Një ndër to ishte gjatë një shfaqje në shkollë, Dua nuk kishte marrë rolin që ajo dëshironte. Gjithashtu nxënësit i treguan Duas aftësitë e tyre të aktrimit, ndërkohë që ajo i dëgjonte me vëmendje. Mesazhi më i rëndësishëm që Dua Lipa ndau me nxënësit është se “me përpjekje dhe pasion, të gjitha ëndrrat mund të bëhen realitet”.

Duke u ndalur edhe tek talenti i artistes me famë botërore, vlen të theksohet se së fundmi ajo ka thyer një rekord të padiskutueshëm me këngën e re që ka pak javë që e ka publikuar. E titulluar “Training Season”, kënga u publikua me videoklip të realizuar nga Vincent Haycook. Edhe pse ende nuk kishin kaluar 24 orë, hiti i ri i yllit të muzikës pop arriti afro 1 milion klikime.

Ndërsa sot numëron në total më shumë se 12 milion klikime në knalin e saj zyrtar në YouTube.