Showbiz

Një tjetër aktore bëhet nënë në fshehtësi

Tashmë është zyrtare, trendi i fundit i personazheve të njohur është të mbajnë të fshehtë shtatzëninë sa më shumë të munden dhe të mos e zbulojnë se kur do të lindin.

Të njejtën gjë ka bërë Kylie Jenner, që duhet theksuar se është autorja e këtij trendi, Cardi B, Kate Hudson dhe së fundmi, aktorja e “The Notebook”, Rachel McAdams.

Bukuroshja 39-vjeçare javët e fundit ka sjellë në jetë djalin e saj të parë me të dashurin prej 2 vitesh Jamie Linden. Ajo e mbajti të fshehtë pritjen e ëmbël deri në muajin shkurt kur Rachel u kap mat nga papacarët duke zbuluar pa dashur barkun e rrumbullakët.

Ajo ka sjellë në jetë vogëlushin e saj javët e fundit duke e mbajtur në fshehtësi ditën dhe vendin e lindjes si edhe emrin e djalit.