Celebrities Gossip Showbiz

Një yll i vërtetë! Genta Ismajli shfaqet për herë të parë pas lindjes…

Prej muajsh tashmë është përfolur në media për shtatzëninë e Genta Ismajlit. Por pritjes i erdhi fundi pasi këngëtarja më në fund u bë nënë për herë të parë së bashku me partnerin e saj, Usta më 21 janar të këtij viti. Dyshja janë bërë prindër, por me një lumturi të dyfishtë, pasi familjes së tyre i janë shtuar tanimë dy anëtarë të rinj, një vajzë dhe një djalë për të cilët nuk dimë më shumë.

Ende çifti nuk ka postuar asnjë foto tyren, por pak më parë bukuroshja ka shpërndarë një foto të sajën ku si pas lindjes duket një yll i vërtetë.

Epo, mëmësia padyshim që të jep një nur të jashtëzakonshëm!

Rikujtojmë se, pak para se të bëhej nënë Genta publikoi këngën e saj në bashkëpunim me reperin gjerman Eko Fresh dhe Phat Crispy. Bashkëpunimi mes tyre u titullua “Bad Bitch” dhe nuk rezultoi të ishte një dedikim për binjakët e saj ashtu siç ishte përfolur.

Ky bashkëpunim e riktheu bukuroshen në tregun muzikor pas një pauze mjaft të gjatë për shkak të shtatzënisë së këngëtares.

Me anë të një feste që mund të themi me plot gojë se është përtej madhështores, Genta zbuloi gjininë e binjakëve dhe ishte ajo që përflitej prej kohësh, një djalë dhe një vajzë!

Rikujtojmë se, kohët e fundit bukuroshja ke qenë mjaft e përfolur për shkak të lidhjes së saj me biznesmenin turk, Usta.