Lajmet e fundit

Një zarf i zi për Arditin në “Big Brother VIP”! Për çfarë u paralajmërua ai?

Ardit Çuni njihet gjerësisht për publikun shqiptar si një këngëtar, por njëkohësisht dhe producent i shumë projekteve muzikore të këngëtarëve më në zë të tregut tonë. Arditi momentalisht është duke shijuar eksperiencën e tij brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Edhe pse ai u votua si më pak i preferuari në krahasim me banorët e tjerë dhe publiku nëpërmjet votimit vendosi që ai të mos e vazhdonte më lojën, Arditi  siguroi biletën e tij të kthimit sërish në shtëpi.

Mirëpo, duket se banori nuk po tregohet shumë korrekt me rregullat e “Big Brother”, madje ka thyer disa nga më kryesoret dhe për këtë ditën e sotme në shtëpi ka ardhur një zarf i zi si paralajmërim të fundit për të.

Banorë, në fillim të programit jeni paralajmëruar se nëse do të vazhdoni të thyeni rregullat, do të penalizoheni. Disa prej jush kanë fikur me qëllim mikrofonin dhe kanë folur duke pëshpëritur, duke thyer kështu rregullin numër një të Big Brother, që është transparenca me publikun. Prandaj, vëllai i madh ka vendosur që ditën e martë t’ju penalizojë të gjithëve. Bëni gati valixhet të gjithë.

Ndodhitë brenda shtëpisë së “Big Brother” duket se nuk kanë fund. Një prej banorëve që shkakton më shumë debate është këngëtari Ardit Çuni, i cili me ndërhyrjet dhe batutat e tij shpeshherë është bërë temë diskutimi brenda shtëpisë. Përpos kësaj, ai është komentuar rreth pëlqimit të tij ndaj modeles Beniada Nishani, që në ditët e para ai e ka shprehur hapur që do të dëshironte të ndodhte diçka dhe e la të hapur mundësinë për një romancë mes tyre.

Nga ana tjetër Beniada e ka bërë shumë të qartë se atë e sheh thjesht si shok e asgjë më tepër edhe pse u shfaq shumë e afërt në fillim.

Mirëpo, ditën e djeshme në formë shakaje u organizua një dasmë tradicionale mes tyre për të argëtuar të gjithë banorët me prezencën e këngëtarit të mirënjohur Bujar Qamili dhe orkestrës. Teksa Beniada pranoi të ishte nusja dhe Arditi dhëndri, banorët na falën një atmosferë shumë festive.

E megjithëse ishte e inskenuar, Beniada dhe Arditi na falën një puthje në buzë, gjë që zakonisht nuk jemi mësuar ta shohim.