Bota Botë e Çuditshme

Njerëzit mendonin se kishte rënë vërtet zjarr, dekorimi i shtëpisë për Halloween ngjall reagime të shumta!

Disa njerëzve u pëlqen të shkojnë me gjithë maksimumin dhe përjekjet e tyre për dekorimet e festës së Halloween dhe t’i zbukurojnë shtëpitë e tyre me gjëra paksa të çuditshme dhe mbi të gjitha…tmerruese. Megjithatë, a është e mundur të shkosh shumë larg me dekorin drithërues të kësaj feste? Epo, mesa duket po!

Dekorimet aq realiste të një burri gjerman për Halloween kanë ngjallur reagime të shumta në mediat sociale, me përdoruesit që thonë se do të telefononin policinë nëse do të shihnin diçka të tillë. Siç thuhet më tej, ai e kishte bërë dekorimin për Halloween në dritare, me një çarçaf gjumi, dy drita dhe një ventilator. Dhe pamjet të japin përshtypjen sikur shtëpia ishte në zjarr, përpara se njerëzit të zbulonin se ky ishte instalimi në të vërtetë nga brenda. Gjykojeni vetë…