Showbiz

Njihuni me pamjen e re të Leonardo DiCaprios

Ai është një nga aktorët më të njohur të “Hollywood-it”. Bëhet fjala për Leonardo DiCaprion. Aktori ka qenë personazh kryesor i shumë filmave, por u bë akoma më i njohur me rolin Jack në filmin “Titanic” në vitin 1997 përkrah aktores, Kate Winslet. 46-vjeçari hyn në mesin e aktorëve më të talentuar dhe më të suksesshëm në botë.

Por duket se mosha ka filluar të bëjë të vetën te aktori, që pas xhirimit të “The Beach”. Ai duket se ka shtuar shumë në peshë. Teksa ishte duke shijuar një ditë në plazhin e Miamit, bashkë me babain, dhe miqtë e tij, DiCaprio tregoi barkun e madh. Ylli i ‘Titanic’ kishte një pamje e cila dukej shumë larg asaj që jemi mësuar të shohim në filmat që ka luajtur.

Rikujtojmë, se Leonardo përveç se është aktor, është edhe ambientalist. Së fundmi, fondacioni i njohur i tij bashkëpunoi me Aleancën e Tokës dhe Ruajtjen Globale të Kafshëve të Egra për t’u përqendruar në adresimin e kërcënimeve të ndërthurura të ndryshimit të klimës dhe humbjes së biodiversitetit. Ai dha gjithashtu kontributin përmes punës së tij globale për të mbrojtur ekosistemet dhe jetën e egër, për të mbështetur energjinë e rinovueshme dhe për të siguruar të drejtat autoktone në dobi të të gjithë jetës në Tokë.