1këngëx2

Nostalgji! Mimoza Picari rrëfen kujtimet e vjetra në TAR…

14 shkurti padyshim që është dita më e rëndësishme e radios, pasi sot TAR mbush plot 24 vjeç. E në këtë rrugëtim kaq të gjatë nuk mund të mungonin ata që përgjatë viteve kanë dhënë kaq shumë për ta bërë Top Albania Radio atë që është sot, jo vetëm radio më e mirë, por edhe një familje e madhe e vërtetë.

Ndër to padyshim ka qenë dhe gazetarja e njohur, Mimoza Picari, e cila në një lidhje telefonike u tregua shumë nostalgjike dhe rrëfeu kujtimet e saj të vjetra në TAR.

Kënaqësi që jam pjesë e rrugëtimit mbi dy dekada. Top Albania Radio pushtoi gjithë Shqipërinë, gjithë audiencën, u bë shoqëruesja e mijëra ushtarëve, pikë referenca e lajmeve të shpejta, një shok, një shoqe, një kolege shumë e mirë e çdo shqiptari.

Mimoza, rrëfeu dhe për miqësinë e saj me gjithashtu një person tjetër shumë të rëndësishëm në historinë e radios, Kozeta Kurtin, e cila ishte dhe bashkëprezantuese në maratonën e sotme.

Kozetën e kam ndjekur para se të filloja në TAR, e dëgjoja në makinë dhe thoja ‘O Zot çfarë energjie! Sa bukur flet!’Kur e kam njohur nga afër ka qenë një furnizuese e shkëlqyer me energji pozitive, ka qenë një fole e një dashurie të pafundme. Ne ishim një familje e madhe, nuk merrej vesh kush ishte babi, kush nëna e kush vëllai.

Sa e vështirë ka qenë për Picarin për të proceduar me informacionin e asaj kohe ku dukshëm ishte më e vështirë të mundësoheshin gjërat në kohë reale nga sot ku gjithçka qarkullon ‘online’?

TAR pushtoi me sinjal të gjithë Shqipërinë dhe në malet më të thella ku nuk pipëtinte asnjë sinjal. TAR ishte ajo që përçonte jetën, muzikën, informacionin dhe gjithçka ajo transmetonte. TAR futi lajmin e shpejt në çdo orë dhe për këtë merita absolute dhe merita e kësaj strukture të bukur, të shpejt me minimumin e fjalëve, ishte Zamira Koleci. Do veçoja kolegët aty te një redaksi minimaliste, por e një cilësie maksimale.