sport

Nottigham mposht Arsenalin dhe shpall zyrtarisht Cityn kampion, vetë siguron mbijetesën

Nottingham Forest mposht me rezultatin 1-0 Arsenalin dhe siguron mbijetesën në elitën angleze, Premier League, por në të njëjtën kohë shpall edhe matematikisht për herë të tretë radhazi kampion Manchester City. Goli që vendosi këtë sfidë erdhi në minutën e 19-të me anë të Awoniyit që nuk fali përballë portierit Ramsdale.

Topçinjtë provuan me këmbëngulje të ndryshonin fatet e sfidës për të shtyrë festën e Cityt, por edhe për të besuar në një mrekulli në minutat e fundit të kampionatit. Gjithsesi, vendasit ishin maksimalisht të motivuar për të mbrojtur rezultatin dhe për të arritur objektivin e tyre në këtë sezon.

Dhe, në fakt ia dolën me sukses pasi londinezët nuk patën forca për të shënuar të paktën një gol dhe në këtë formë, të besuarve të trajnerit Mikel Arteta ju duhet të kënaqen vetëm me vendin e dytë. Pas kësaj fitoreje, Nottingham ngjitet në kuotën e 37 pikëve në vend të 16-të, ndërsa Arsenal mbetet në vendin e dytë me 81 pikë.