Celebrities Gossip Showbiz

Nuk do ta besoni si dukeshin Afërdita Dreshaj dhe Genta Ismajli në vitin 2011…

Afërdita Dreshaj prej kohësh tanimë ushtron profesionin e saj si modele në Amerikë ku dhe ka krijuar familje me partnerin e saj, Jakub Kindl i cili është një hokeist i njohur. Çifti u bënë prindër për herë të parë në mars të vitit të kaluar. Afërdita dhe Jakub u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Sky.

Bukuroshja është mjaft aktive në rrjete sociale me momente nga përditshmëria apo dedikime për të afërmit e saj ashtu si ka qenë edhe më i fundit ku modelja ka postuar një foto shumë të vjetër nga viti 2016 me një prej mikeshave të saj, Genta Ismajli. Modelja mesa duket është bërë nostalgjike dhe krahas ka shkruar:

Me Gentën time. Wow 2011, na shikoni tani. Më mungon!

Bukuroshja nuk ngurron të ndajë momente në rrjete sociale me familjen e saj, ashtu si ka ndodhur dhe para disa ditësh ku teksa vogëlushi i saj bën plot 18 muaj jetë, modelja e ka uruar me fjalët më të bukura me anë të një Instastory gjithashtu na tregon se sa është rritur Sky i vogël.