Gossip Showbiz

“Nuk e meriton këtë jetë sepse nuk ke fare bukuri”, ja si zgjedh t’i përgjigjet Armina Mevlani këtij komenti!

Së fundmi, blogerja e njohur shqiptare, Armina Mevlani ka zhvilluar një intervistë virtuale në rrjetin e saj social, Instagram. Por, siç përherë ndodh në këto ‘ask’-e ka njerëz që të komplimentojnë por ka edhe nga ata njerëz që nuk janë edhe aq dashamirës dhe mund të arrijnë të bëjnë komente ofenduese. Kjo i ka ndodhur edhe Armina-s ku njëri nga ndjekësit i ka shprehur se:

Realisht nuk kam asgjë me ty, por për të pasur këtë jetë nuk e di nëse e meriton nuk ke fare bukuri!

Padyshim që Armina nuk ka rezistuar dhe i ka kthyer përgjigjen e merituar:

Bukuria është relative! Jeta ime që është sot nuk ka ardhur prej pamjes, por ka ardhur sepse kam qenë njeri i vërtetë me njerëzit që kam dashur, ka ardhur sepse kam punuar për gjërat që kam dashur, ka ardhur sepse kam një shpirt të lirë, lexoj libra pafund, dashuroj artin, dëgjoj muzikë të mirë, di t’i bëj njerëzit të qeshin dhe të më duan! Por më e rëndësishmja nuk ruaj negativitet brenda dhe as nuk gjykoj të tjerët, as nuk i shaj. Për këtë arsye jam kjo që jam, bukuria është e fundit sepse nuk ka rëndësi (venitet)”.

Ndërsa dikush tjetër i shkruan se gjithçka e bën vetëm për klikime. Armina përgjigjet ndërkohë se:

Nuk kam asnjë interes të bëj asgjë për klikime, përkundrazi jam shumë spontane në gjërat që nxjerr sepse jam dhe kam qenë gjithmonë natyrë e lirë. Me pak fjalë s’më ka interesuar kurrë ça mendojnë të tjerët përveç atyre që dua. Jeta ime jo vetëm që nuk është boshe, por e kam të mbushur me dashuri nga familja, shoqëria ime prej vitesh, i fejuari im dhe kafshët e mia. Kam një punë që e kam ëndërruar dhe kam punuar në modë që 18-vjeçe. Kjo është diçka që e kam kultivuar dhe vetë sigurisht, por ndihem një femër me fat dhe falenderuese në pafundësi për këtë jetë, sepse jam e lumtur!

Rikujtojmë, se disa kohë më parë në një tjetër ‘Ask me a question’ në Instagram që Armina ka bërë me fansat e saj, një prej tyre e ka pyetur se përse nuk nuk ka bërë të pasmet ndërhyrje estetike që të duket si Georgina (e dashura e futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo me të cilën e krahasojnë shpeshherë për ngjashmërinë mes tyre.) Blogerja bukuroshe u përgjigj duke dhënë jo vetëm një, por katër arsye se përse nuk dëshiron të bëjë ndërhyrje në trupin e saj.