Showbiz

Nuk ka aktakuzë për ndarjen nga jeta të Prince

Nuk do të ketë aktakuzë kriminale në lidhje me vdekjen e Prince. Këngëtari ndërroi jetë në moshën 57-vjeçare nga një mbidozë me ilaçe tepër të forta.

Prokuroria në Minnesota bëri të ditur se brenda shtëpisë së tij ishin gjetur mbetje të medikamenteve të përdorura, mirëpo nuk kanë gjetur burimin e tyre.

Sipas organit amerikan të akuzës, nuk ka asnjë provë se kishte keqbërje të qëllimshme. Prince u gjet i pajetë në studion e tij në “Paisley Park”, në prill të vitit 2016.