Celebrities Gossip Showbiz

Nuk ka të ndalur me sukseset, ja arritja më e fundit e Dafina Zeqirit!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta.

Teksa vetëm dy javë më parë, bukuroshja publikoi bashkëpunimin e saj me artistin RZON ‘Fuxk You’ dhe ky projekt ka arritur të ketë 3 milion klikime në platformën YouTube dhe këtë e zbulon vetë artistja me anë të një Instastory.

Së fundmi, Dafi ka paralajmëruar se do të publikojë një duet me Yll Limanin. Kjo nuk është hera e parë që dyshja ‘bashkojnë forcat’ pasi 2 vite më parë, artistët kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm me ‘Mos shko’, ndaj ky projekt po pritet me padurim nga ndjekësit e tyre.

Duket se pas ndarjes nga Dj Geek, Dafina ka nisur një romancë të re. Kudo po qarkullojnë pamjet ku shihen Dafina me të dashurin e saj të ri të fotografuar në Prishtinë. Mes tyre nuk mungojnë as momentet pasionante, si prekjet dhe përqafimet. Por si ka reaguar Dj Geek për lidhjen e re të bukuroshes? Duket se tepër mirë, pasi po vazhdon bashkëpunimet si më parë dhe nuk ka zgjedhur të komentojë diçka lidhur me këtë temë.