Gossip Showbiz

“Nuk kam pse t’i kërkoj falje në emisione!” Bashkëshorti i Palomës mendon se ajo është një gënjeshtare?!

Historia e jetës së Palomës, konkurrentes të “Big Brother VIP” ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Ajo shprehu rreth dhunës që ka përjetuar nga bashkëshorti i saj, producenti Alandy, gjatë kohës kur ai ishte i varur nga alkooli. Një bisedë kjo e kryer me Monikën, por në të njëjtën kohë me të gjithë publikun që ndjek shtëpinë më të famshme.

 

Por në spektaklin e të martës, bashkëshorti i saj i bëri një surprizë duke i dhuruar një trofe në të cilin shkruhej “Aktorja më e mirë”, gjë që i ka habitur të gjithë duke lindur dyshime se Paloma nuk e ka treguar historinë ashtu siç është në të vërtetë. Por më pas zbuloi se ishte një shaka, por sipas tij ajo nuk duhet të flistë më për të shkuarën e saj pasi nuk është aq tragjike sa ajo e bën. Diçka e tillë në fakt na la paksa të befasuar pasi më këtë deklaratë ai nënkuptoi se Paloma i ka hiperbolizuar gjërat.

Ditën e sotmë, pak minuta më parë, ka filluar dhe emisioni më i ri “Big Brother VIP Fan Club”, në të cilin ishte në një lidhje skype, muzikanti dhe bashkëshorti i Palomës, Alandy. Ai komentoi rreth takimit të tij me partneren, dhe u pyet se pse nuk kërkoi falje publike për gjërat që kishte bërë.

Artisti u shpreh duke thënë se nuk kishte pse të kërkonte falje nëpër emisione pasi ai atë gjë e ka bërë dhe tashmë ata jetojnë shumë të lumtur dhe janë mirë, ajo nuk kishte pse të përmendte një histori të tillë.

E ftuar në program është gjithashtu dhe Ina Çollaku, e cila iu drejtua Alandyt duke i treguar se biseda dhe fjalët e tij për Palomën si dhe dorëzimi i atij trofeu shihej shumë ndryshe nga publiku, sikur Alandy akuzonte Palomën si gënjeshtare. Por ai e ka mohuar diçka të tillë duke thënë se çfarë ka thënë Paloma ka qenë 70% e vërtetë. Gjë që sërish na ka bërë shumë konfuzë.