Lifestyle Love & Sex

Nxitoni sepse jeni të eksituar, por ja gabimet që po bëni me prezervativët pa e kuptuar…

Prezervativët janë një gjetje esenciale në funksion jo vetëm të kënaqësisë, por edhe mirëqenies seksuale. Pavarësisht nëse jeni burrë apo grua, kini kujdes nga disa gabime në dukje të thjeshta, por që mund të kushtojnë më vonë. Ja se për çfarë e kemi fjalën…

1. Ruajtja e prezervativëve në portofol

Ruajtja e prezervativëve në portofol mund të çojë në prishjen e tyre gjatë përdorimit. Në vend të kësaj zgjidhni kuti të lezetshme për mbajtjen e tyre.

2. Injorimi i datave të skadencës

Duke pasur parasysh urgjencën e të qenit në eksitim, kontrolli i datës së skadencës anashkalohet lehtë. Por, sigurohuni gjithmonë për datën e skadencës kur ruani prezervativët. Me kalimin e kohës, materialet e prezervativëve dobësohen, hollohen dhe humbasin  elasticitetin, ndaj këshillohet shumë kujdes.

3. Përdorimi i lubrifikantit të gabuar

Asnjëherë mos përdorni lubrifikantë me bazë vaji kur keni vendosur prezervativë latex.

4. Hapni prezervativët me dhëmbë

Mund të duket si praktike, por ka më shumë gjasa që ta çani aksidentalisht prezervativin pa e kuptuar.

5. “Brenda-jashtë”

Përdorimi i një prezervativi që ka pasur kontakt me zonat intime që mund të preken nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme është një lojë e rrezikshme me shëndetin tuaj. Hidhini ato të përdorurat dhe hapni një pako të re.