Celebrities

Offset feston ditëlindjen dhe ja si ka zgjedhur ta urojë Cardi B!

Reperja e famshme, Cardi B ka hequr zyrtarisht dorë nga divorci me Offset dhe tashmë nuk ka më fare dyshime për ribashkimin mes tyre. Ditën e sotme, reperi feston ditëlindjen dhe sigurisht Cardi i ka bërë atij një urim shumë të ngrohtë.

Ajo ka ndarë në Instagram një video ku shihet e ulur teksa Offset vjen nga mbrapa duke e ledhatuar.

“Urime ditëlindjen burri im. Të dëshiroj edhe shumë vite të tjera. Të uroj sa më shumë pozitivitet, shëndet dhe paç një zemër kaq të bukur gjithnjë. Faleminderit që më ke ndihmuar këta muajt e fundit në biznes. Le ta djegim sonte! Të dua!-ka shkruar reperja.

Rikujtojmë, se gjatë muajit shtator Cardi B u shpreh e lumtur që ishte single dhe madje tha se kishte marrë qindra kërkesa për lidhje, por nuk i pranonte, sepse donte të fokusohej tek biznesi dhe vajza. Mirëpo duket se Offset ka ditur si ta bëjë sërish për vete dhe të fillojnë përsëri romancën e tyre. Nga kjo marrëdhënie ata kanë edhe një vajzë të quajtur Kulture.