Celebrities Gossip Showbiz

Oriola Marashi i kthehet keq Olsa Muhametit dhe arsyeja është Beatrix!

Ditën e martë si pasojë e një surprize që iu bë Arbrit duke hapur kështu “Kutinë e Pandorës”, për një javë ai do të jetë imun dhe nuk mund të nominohet dhe zgjodhi që të çonte në televotim Einxhel, Donald dhe Beatrix. Ky ndoshta ishte nominimi më i fortë që ka pasur ndonjëherë ky edicion. Të tre banorë shumë të fortë dhe të pëlqyer nga publiku.

Edhe pse publiku ishte shumë kurioz për të parë se si do të shkonte rrjedha e ngjarjeve, çdo gjë që të ndodhte do të ishte një surprizë. Fatkeqësisht ishte Beatrix Ramosaj ajo e cila u shpall e eliminuara e mbrëmjes së djeshme duke e lënë kështu përfundimisht lojën. Asnjë nga banorët nuk e priti aspak mirë largimin e saj.

Përpos kësaj duke qenë se të gjithë u përlotën kur Trixa doli, ka qenë Olsa Muhameti e cila ka hedhur një Story në rrjetin e saj social Instagram ku kishte shkruar:

Kush vdiq mo fol.

Mesa duket kjo ka qenë një mënyrë indirekte për të ironizuar të gjithë situatën e krijuar mbrëmë. Nuk ka mbaruar me kaq sepse ka qenë modelja e njohur Oriola Marashi e cila ka reaguar nëpërmjet një statusi ku ka thënë:

 Vdiq emisioni jot.

Modelja bukuroshe ka qenë gjithmonë një mbështetëse e Trixës dhe këtë e ka shprehur edhe nëpërmjet postimeve të saj në Instagram.

Në këtë edicion si konkurente e “Big Brother VIP” loja e Beatrix u komentua shumë. Ajo na tregoi një anë të saj që ndoshta jo çdokush e ka njohur, apo atë që pjesë e komentuesve nuk kanë dashur ta shohin. Beatrix na tregoi se është një vajzë shumë emocionale, është e ndjeshme, ka një zemër të madhe dhe di të dashurojë fort. Ajo na ka treguar se nuk mbante mëri, ishte e mirëkuptueshme dhe marrëdhëniet e saj të mira me të gjithë banorët, duhet thënë se ishte e rrallë që ta shihnim aty brenda.