Showbiz

Orlando Bloom kujton momentin e parë kur hodhi sytë nga Katy Perry

Në një intervistë të dhënë së fundmi aktori britanik Orlando Bloom zbuloi se si u njoh me të fejuarën e tij, këngëtaren Katy Perry.

E gjitha ndodhi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të “Golden Globes” në vitin 2017. 43-vjeçari ishte në skenë teksa po prezantonte një çmim dhe vuri re një vajzë tërheqëse në publik e cila kishte veshur një fustan ngjyrë rozë.

“E vura re menjëherë dhe thashë me vete; uau ajo vajza bukuroshe duhet të jetë Katy Perry. Ajo ishte në tavolinë me Denzel Washington të cilit sapo ju shërbye një pjatë e madhe me hamburgera. Pasi zbrita nga skena ju afrova dhe e pyeta Denzel nëse mund të merrja një hamburger nga pjata e tij. Pasi e mora u ktheva nga Katy dhe i shkela syrin me hamburgerin në dorë” -tha ai.

Më pas dyshja nisën të flirtonin në festën që pason ceremoninë. Katy dhe Bloom qëndruan për muaj së bashku për tu ndarë në shkurt të vitit 2017 e për tu ribashkuar në prill të vitit 2018. Pak kohë pas ribashkimit, dyshja u fejuan dhe tani janë në pritje të fëmijës së tyre të parë që është vajzë.