Live From Tirana

Ornela Çuçi: “Jugu nuk është i shtrenjtë, kjo është legjendë urbane!”

Ditën e sotme në “Live From Tirana” ishte e ftuar Ornela Çuçi, Zv. ministrja e Turizmit dhe Mjedisit. Çuçi ka një lajm të mirë për të gjithë ata që po e presin verën me padurim. Ajo u shpreh tepër optimiste pasi periudha e pandemisë është duke u mbyllur, e ndërkohë të gjithë stafet e strukturave akomoduese të turistëve janë drejt përfundimit të vaksinimit.

Masat që janë ndërmarrë, shprehet Ornela, do ta çojnë Shqipërinë drejt një vendi më të aksesueshëm për turistët. Madje, turistët e parë kanë ardhur në vendin tonë. Ata janë nga Ukraina, Polonia, e sigurisht shqiptarët e Kosovës.

Strukturat e hotelerisë, siç tregon Zv. ministrja, janë drejt përmirësimit. Vitet e fundit kanë ndodhur disa ndryshime dhe stafi është edhe më i kualifikuar. Gjithashtu ajo shprehet se fakti që plazhet e jugut janë më të shtrenjta, është thjesht legjendë urbane.

Në jug ti gjen edhe me 50 euro, dhe me 100 euro dhe me 250 euro. Ndërkohë, që gjen edhe me 15 euro në kamp me çadra dhe flihet në mënyrën më të shkëlqyer dhe unë kam fjetur edhe vetë. Shqiptarët e kanë mundësinë të zgjedhin.