Celebrities Gossip Showbiz

Paksa provokuese… Ronela Hajati vë në pah linjat dhe duket ‘wow’!

Edicioni i 60 i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar i cili u mbajt në Pallatin e Kongreseve zyrtarizoi fituesin e festivalit të 60.

Ronela Hajati me këngën ‘Sekret’ arriti të rrëmbente çmimin e parë të spektaklit pas të cilit do të na përfaqësojë në Eurovizion 2022.

E përpos gjithë zhurmës që shkaktoi kjo fitore, Ronela nuk i ka ndaluar postimet e saj në rrjete sociale, madje dhe ato paksa provokuese. Teksa ka publikuar një foto nga ‘look-u’ për një koncert të sajin, bukuroshja duket thjesht ‘wow’ teksa ka vënë në pah linjat bombastike.

Ajo është flakë

Padyshim që në konkurse të tilla si Festivali i Këngës ka njerëz të pakënaqur me përzgjedhjen dhe kjo gjë sjell edhe komente apo kritika negative. Si njerëz të thjeshtë, ashtu edhe disa artistë janë shprehur kundër fitores së Ronelës. E edhe pse nuk kanë munguar kundërpërgjigjet e saj, bukuroshja para disa ditësh vendosi t’jua ‘mbylli gojën’ ashtu siç duhet kritikëve me anë të një video ku recitonte ‘versionin për moralistët’.

Krah Ronelës publikisht, para disa ditësh ka dalë dhe një ish- përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision, këngëtarja e mirënjohur Aurela Gaçe.

E pushtuar nga emocionet Ronela ua dedikoi çmimin e parë prindërve të saj të cilëve u premtoi që do i bënte edhe më shumë krenarë.