Celebrities Live From Tirana

“Paloma po i jep material gazetarëve, po luan rolin e…”/Jonida Aliçkolli flet më shumë rreth “Big Brother Vip”!

Ditën e sotme, e ftuar në emisionin “Live from Tirana” nëpërmjet një lidhjeje telefonike, ka qenë gazetarja e njohur Jonida Aliçkolli e cila ka folur në lidhje me banorët e “Big Brother Vip”. E pyetur nga prezantuesi i emisionit, Stenaldo Mëhilli se si e gjykon ajo ekzistencën e një formati të tillë, Jonida shprehet se:

Më vjen shumë mirë që më në fund u rikthye sepse publikut i kishte munguar shumë. Është pritur shumë mirë dhe më në fund erdhi dhe është fiks ajo që unë mendoja se do të ndodhte. Ka tërhequr një vëmendje të madhe, një pjesë e banorëve kanë filluar të kenë edhe antipati. Çdo ditë që kalon ata do të tregojnë diçka nga vetja e tyre dhe ne do t’i njohim në një prizëm tjetër. Aty janë në trysni 24 orë në 24 dhe kam parë disa lajme në lidhje me Fifin që ka qarë dhe kjo është diçka normale. Fifi nuk e vret mendjen se çfarë thotë publiku, bën atë që ajo ndjen.

Sa i përket pjesës që publiku këto personazhe VIP nuk i njeh ashtu siç ata janë në jetën reale, Jonida tregon…

Më pëlqen që Paloma luan rolin e intervistueses dhe na jep material edhe ne gazetarëve që kemi portale (qesh). Kam përshtypjen që tashmë po ambjentohen me njëri-tjetrin dhe është shtruar situata sepse në fillim ishin si të hutuar. Një pjesë e tyre janë pak më të tërhequr akoma por kam përshtypjen që do të shpërthejnë më vonë.

A ka në shtëpinë e “Big Brother” persona që jashtë atij ambienti kanë patur raporte të ngushta, jo domosdoshmërisht romantike? Jonida shprehet se:

Po diskutohet për Semin dhe Donaldin por dyshoj që ka diçka më tepër në marrëdhënien e tyre. Njerëzit preken sepse mendojnë se nuk mund të ndodhë kjo lidhje sepse përfshihen, bëhen njësh dhe e vuajnë. Fakti që Donaldi ka qenë në një lidhje me Bora Zemanin dhe Semi është shoqja e ngushtë e saj, kjo e ka bërë më të ndjeshëm publikun. Mendoj që ata janë miq shumë të ngushtë dhe e shoh si diçka krejt normale sepse me njëri-tjetrin ndihen më të afërt dhe kjo është asyeja pse rrinë bashkë. Semi është shoqe me Borën dhe ka qenë pjesë e lidhjes së tyre, pra është në dijeni.

Po mes Fifit dhe Granitit çfarë ka? Jonida na tregon se:

Nuk i shoh dot si çift. Janë shumë të ndryshëm me njëri-tjetrin, kanë tipa shumë të ndryshëm. Presioni i të jetuarit bashkë në atë shtëpi të afron më shumë me dikë, të duket sikur e njeh prej kohësh, flet më gjatë por megjthatë çfarë nuk ndodh. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë mes tyre. Graniti më është dukur sikur ka qenë pak më i përfshirë.