Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Bota Sport

Pamje të frikshme, në kampionatin holandez ndodh mrekullia pasi shembet tribuna me qindra tifozë.

Tifozët e Vitesses i kanë shpëtuar fatkeqësisë të dielën.Ata teksa po festonin pas ndeshjes me lojtarët e tyre fitoren ndaj NEC Nijmegenit 1:0 në transfertë të dielën gjatë ditës, është shembur një pjesë e tribunës.

“Për fat të mirë, nuk ka viktima. Kam parë gjëra të tjera por jo të kësaj natyre, kështu që isha i habitur dhe i shqetësuar. Nuk pret diçka të tillë”, ka thënë për ESPN-in, Wilco van Schaik, menaxheri i përgjithshëm i skuadrës së Nijmegenit.

“Është mrekulli që nuk ndodhi asgjë. Kjo është gjë jo e mirë dhe meriton vëmendje. Nuk e di se si funksionojnë këto gjëra, por ka specialistë për këtë. Do ta hetojmë rastin menjëherë”, theksoi ai.

“Goffertstadium” ekziston prej vitit 1939, ndërsa sivjet është bërë inspektimi vjetor i stadiumit dhe gjithçka ishte në rregull.