Showbiz

Pandemia prish planet e dasmës së Demi Lovatos

Demi Lovato pak ditë më parë njoftoi se ajo dhe partneri i saj Max Ehrich janë fejuar dhe së shpejti do të martohen.

Këtë vendim ata e morën vetëm 4 muaj pasi ishin lidhur por ama janë shumë të lumtur krah njëri-tjetrin dhe presin me padurim të ecin drejt altarit.

Megjithatë këngëtajra e famshme kishte menduar të organizonte një dasmë madhështore me familjen e miqtë më të ngushtë të çiftit por kjo nuk është e mundur për shkak të Koronavirusit.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, 28-vjeçarja tha se meqënëse nuk mund të bëjë dasmë atëherë do të arratiset me Max për tu martuar në privatësi pa i treguar askujt ku dhe si do të ndodhë e gjitha kjo.

Për të martesa me Max është diçka e shenjtë dhe ka vendosur të mos i tregojë askujt për ditën e saj të veçantë.