Rajoni

Paralajmërohet rritje e rasteve me COVID në Kosovë!

Në Kosovë paralajmërohet rritje e rasteve me koronavirus për këtë javë. Por pavarësisht njoftimeve në mbledhjen e Komitetit për Ko’ordinimin dhe Vlerësimin e Situatës, Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj thotë se “nuk ka vend për panik” ndërsa siguron se “gjendja është nën kontroll”.

Autoritetet rekomandojnë që të vazhdohet me respektimin rigoroz të masave kundër COVID-19/-ës, si dhe me kufizimin e lëvizjeve. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, numri i rasteve do të variojë nga 312 në 321, rritje me 6.9%.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike regjistroi të dielën 398 raste të reja me koronavirus  dhe 1 viktimë pas testimit të 2996 mostrave në institucionet publike dhe ato private. Në të njëjtën periudhë virusin e kanë mposhtur 228 persona ndërsa raste aktive me koronavirus janë 6639.