Aktualitet

Parashikimi i motit, e diel, 24 mars/Java mbyllet me shira!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se këtë të diel, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, si rezultat i depërtimit të masave ajrore të lagështa veriperëndimore. Moti parashikohet me intervale të herëpashershme kthjellimesh, si dhe vranësira të cilat do të pasohen me reshje shiu të vazhdueshme.

Reshjet do të bëhen prezente filllimisht në veriperëndim të territorit, me intensitet të ulët e gradualisht fitojnë intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra, me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Në qendër dhe pjesërisht në jug, reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra lokale.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut e me shpejtësi 2-10 m/s, hera herës në bregdet do të shfaqet intensive dhe në intervale të shkurtra kohore, problematike e me shpejtësi 14-17 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-5 ballë.

Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
8/18
Re shi

Kukës
3/16
Re diell shi

Lezhë
9/19
Re shi diell

Dibër
3/14
Re shi diell

Durrës
9/20
Re shi diell

Tiranë
8/20
Re shi diell

Elbasan
8/21
Diell re shi i dobët

Berat
6/22
Diell  re

Vlorë
7/20
Diell  re

Korçë
3/14
Diell  re

Gjirokastër
4/20
Diell  re

Sarandë
7/20
Diell  re shi