Aktualitet

Parashikimi i motit, e hënë, 15 prill 2024/Ja si nis java!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe kjo si rezultat i qarkullimit anticiklonar afrikan me masa ajrore të ngrohta e të thata. Fillimisht, moti parashikohet i kthjellët deri në orët e mesditës ndërsa më tej pritet një shtim i vranësirave deri në mesatare të larta transparente. Më pas do të ketë mot të kthjellët e vranësira mesatare përgjatë relieveve malore në jug të territorit.

Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit. Era fryn me drejtim veriperëndim-verilindje e me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi deri 6-9 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
16/28
Diell

Kukës
14/26
Diell

Lezhë
15/28
Diell

Dibër
13/25
Diell

Durrës
12/28
Diell

Tiranë
16/31
Diell

Elbasan
15/31
Diell

Berat
13/30
Diell

Vlorë
16/26
Diell

Korçë
13/24
Diell

Gjirokastër
12/28
Diell

Sarandë
16/27
Diell