Aktualitet

Parashikimi i motit, e premte, 12 prill 2024!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit të masave ajrore të ngrohta dhe të thata jugore.

Moti parashikohet të jetë i kthjellët e me kohëzgjatje të orëve me diell, si dhe nuk do të mungojnë vranësirat e pakta kalimtare të larta transparente në orët e mesditës.  Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim e me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi deri 8 -10 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
14/28
Diell

Kukës
11/24
Diell

Lezhë
12/29
Diell

Dibër
9/24
Diell

Durrës
15/27
Diell

Tiranë
15/29
Diell

Elbasan
15/28
Diell

Berat
10/26
Diell

Vlorë
12/26
Diell

Korçë
10/24
Diell

Gjirokastër
9/26
Diell

Sarandë
14/24
Diell